Humbja 1 – 0 e Manchester United në shtëpi me West Bromuich shpalli kampion matematikisht Manchester Cityn.

Diferenca e pikëve është 16, ndërsa janë edhe 5 ndeshje për tu luajtur deri në fund. Një sukses i kërkuar me ngulm nga skuadra e Pep Guardiolës që zotëroi kampionatin dhe deri më tani ka pësuar vetëm 2 humbje.

Ky është titulli i pestë në historinë e klubit. Fitorja e së shtunës 3 – 1 me Tottenham në Londër i dha qetësinë Manchester Cityt.

Disfata për Manchester United në takimin e së dielës iu shkaktua nga vendi i fundit të klasifikimin e Premier League. West Bromuich nuk fitonte prej 3 muajsh në kampionat.

Tv Klan