Milan i sigurt drejt trofeut

Manchester City fitoi në Anfield Road duke e nxjerre jashtë garës për titull liverpoolin. Kampionët në fuqi të Premier League u thyen thellë 4-1. Ilkay Gundogan e nisi ndeshjen duke humbur një 11-metërsh në pjesën e parë por me fillimin e së dytës realizoi golin e avantazhit. Liverpool barazoi në të 63’ me Salah, por zgjati vetëm 10 minuta pasi ishte sërish Gundogan që gjeti avantazhin.

U thye Liverpool dhe 3 minuta më pas Raheem Sterling realizoi golin e tretë. Për të katërtin mendoi Phil Foden. Manchester City shkëputet në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Manchester United dhe me një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Tottenham mundi 2-0 West Bromwich, Harry Kane që shënoi një prej golave të skuadrës së Mourinho barazoi rekordin e golashënuesve të këtij klubi më 208 të tillë në 317 ndeshje. Më herët këtë kuotë golash e kishte Bobby Smith po në 317 ndeshje.

4-0 fitoi Milani ndaj Crotone duke marrë sërish vendin e parë në Serie A. Kuqezinjtë patën një dominim total të  lojës. Serinë e golave e hapi Ibrahimoviç që arriti kuotën e 500 golave të shënuar me klubit, madje suedezi e tejkaloi këtë kufi duke shënuar edhe të dytin e ndeshjes, dy golat e tjerë për milanin i realizoi Ante Rebiç.

Në sfidën tjetër Udinese 2-0 me Veronën.

Tv Klan