Diogo Costa pritet të jetë portieri i ardhshëm i Manchester Cityt. Tetë vite pas blerjes së Ederson nga Benfica, “qytetarët” shikojnë zgjidhjen për portën në Portugali.

Costa, i cili është pjesë e Portos, është i zgjedhuri i drejtuesve për merkaton e verës. Sipas “Footmercato”, luzitani ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në Premier League.

Tani mbetet vetëm marrëveshja mes klubeve për t’u arritur, me 25-vjeçarin që vlerësohet rreth 60 milionë Euro.

Te Manchester City po punojnë të ulin disi çmimin dhe synojnë ta transferojnë për 40 milionë Euro. Kontaktet mes palëve po vazhdojnë dhe nuk përjashtohet një marrëveshje në javët e ardhshme. /tvklan.al