Sulmuesi shpëtimtar për herë të tretë

Cristiano Ronaldo është shpëtimtari i Manchester United në ndeshjet e Champions këtë sezon. Futbollisti portugez që realizoi golin e parë për skuadrën e tij ndaj Villareal hapi rrugën drejt fitores së ndeshjes.

Kjo është hera e tretë në këto kualifikuese të Champions Legue që CR7 realizon në 15 minutat e fundit dhe ndeshje fitohet nga djajtë e kuq. Ky është një rekord për një lojtar në një sezon të vetëm. Ronaldo kishte shënuar në 15 minutat e fundit ndaj Villareal në ndeshjen e parë dhe ndaj Atalantas në sfidën e luajtur në Old Trafford.

Ky ishte goli i 799 i Ronaldos si futbollist profesionist. Por Ronaldo për të pestin vit radhazi vijon të dështojë në goditjet e dënimit. Që prej 2016, ai ka goditur plot 34 herë dhe nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Manchester United u drejtua nga Michael Carrick, si trajner i komanduar. Një rekord edhe për të duke u bërë i pari teknik anglez që fiton ndeshjen e parë menjëherë sapo mori drejtimin e kësaj skuadre.

Tv Klan