Djajtë shpërblejnë Edinson Cavanin, firmos për një tjetër vit

Edinson Cavani do të jetë pjesë e Manchester United të paktën edhe për një vit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez, që ka rinovuar kontratën me “El Matador” deri në verën e vitit 2022. Forma e mirë e treguar nga uruguajani, sidomos në javët e fundit ka arritur të realizojë 8 gola në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka bindur drejtuesit e Djajve të Kuq t’i ofrojnë një kontratë të re 1-vjeçare me pagë më të përmirësuar.

Cavani do të përfitojë 250 mijë Stërlina në javë një rritje prej 50 mijë stërlina në javë nga viti i parë në “Old Trafford”. Me 15 gola të shënuar këtë sezon, edhe pse me probleme të shumta fizike pas mbërritjes në Angli, Cavani ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës në rrugëtimin drejt vendit të dytë në kampionat e sidomos finales së Ligës së Europës ku anglezët janë favoritë për të fituar trofeun e kompeticionit të dytë Europian.

Klan News