Leicester nuk përfiton, triumfon Sheffield United

Manchester City ka marrë një tjetër bonus në rrugën drejt titullit të Premier League angleze. Komshinjtë e tyre, Manchester United u ndalën në barazim 0-0 nga Crystal Palace në javën e 29-të të kampionatit, duek mbetur në vendnumëro në garën për titull. Skuadra e Solskjaer ishte më kërkuese, por nuk arriti që të gjej fundin e rrjetës. Një barazim që e mban United në minus 14 pikë nga City kryesues në vendin e dytë.

Pozicion që djajtë nuk e humbën për shkak se edhe rivali i tij ndjekës, Leicester City ndau pikët në transfertën e Burnley me shifrat 1-1. Vydra kaloi vendasit në avantazh që në minutën e katërt, ndërsa reagimi i dhelprave ishte i shpejtë, me Iheanaço që shënoi brenda pjesës së parë. Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund pavarësisht rasteve të shumta.

Sheffield United regjistroi fitoren e katërt në kampionat, këtë herë edhe me 10 futbollistë përballë Aston Villës. MekGodrik ishte autori i golit të vetëm të takimit, ndërkohë që Jagielka la fushën pas një faulli taktik.

Klan News