Debutim i hidhur për Lampard te Chelsea

Manchester United fitoi bindshëm 4 – 0 përballjen me Chelsea e luajtur të dielën në “Old Trafford”. Një debutim i hidhur i Frank Lampard në stolin e bluve të Londrës.

Rashford ishte lojtari kyç i United, pasi realizoi 2 nga golat. Shënuesit e tjerë ishin Martial dhe debutuesi James. Chelsea, edhe pse pati më tepër raste për gol, nuk arriti të shënojë. Këtij suksesi i shtohen vlerat pasi u arrit ndaj një kundërshtari direkt.

Arsenal e nisi me fitore në transfertë kampionatin. Topçinjtë mundën 1 – 0 Newcastle me golin e Aubameyang në minutën e 58’. Për Arsenal ishte kapiteni Granit Xhaka, ndërsa blerja e fundit David Luiz qëndroi në stol.

Me fitore të thella e nisën Premier League edhe Manchester City që mundi 5 me 0 West’Ham dhe Liverpool që mposhti 4 me 1 Norwiç.

Tv Klan