Manchester United-Liverpool mbyllet me barazim

Posta

Manchester United-Liverpool mbyllet me barazim

22:20 20/10/2019

Manchester United nuk arriti të fitojë në fushën e vet ndaj Liverpool. Djajtë e kuq shënuan të parët në “Old Trafford”. Marcus Rashford çoi në gol një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij në pjesën e parë të takimit.

Skuadra e Klopp kërkoi gjatë për të gjetur golin e barazimit, por ia arriti vetëm në minutën e ’85 me Llallana. Pika e marrë në transfertë nuk e rrezikon vendin e parë të renditjes për Liverpool.

Të kuqtë kanë 25 pikë, ndërsa Manchester City ndjekës ka 19.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi