Manchester United po kalon një nga sezonet më të vështira në historinë e klubit. Skuadra e nisi me pritshmëri të mëdha, por rezultatet kanë sjellë një situatë kaotike.

Ndryshimi i trajnerit, duke larguar Ten Hag dhe për të emëruar Ruben Amorim, duket se nuk ka ndryshuar edhe rezultatet.

Madje së fundmi, thuhet se as tekniku portugez nuk e ka të sigurt të ardhmen te United. Në lidhje me këtë foli edhe vetë Amorim, i cili për “Sky Sport” deklaroi se nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por shtoi se me punën që po bëhet, skuadra është në rrugën e duhur.

“Nuk e di nëse do të jem këtu sezonin e ardhshëm, por me punën që po bëjmë, jam i sigurt se jemi në rrugën e duhur. Drejtuesit vendosin, pasi nëse nuk fitojmë ndeshjet, atëherë ndoshta duhet të bëhen ndryshime në stol. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Amorim.

Manchester United renditet në vendin e 14-të në Premier League me 33 pikë të grumbulluara. /tvklan