Manchester United duket se i ka sytë tek ylli i Romës, Nicolo Zaniolo dhe thuhet se po përgatit një ofertë prej rreth 30 milionë Eurosh për të.

Sipas mediave, United shpreson të përfitojë nga situata aktuale financiare e Romës për të siguruar nënshkrimin me Zaniolo.

“Djajtë e Kuq” e vlerësojnë yllin italian rreth 30 milionë Euro, pas situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë një pagë prej 5 milionë Eurosh në sezon për lojtarin nëse ai pranon të transferohet në Angli këtë verë.

Roma nga ana tjetër nuk dëshiron që të largojë Zaniolon, por problemet financiare mund të detyrojnë largimin e tij.

Ndërkohë italiani pëlqehet shumë edhe nga Interi dhe Juventusi në Serie A dhe Real Madridi në La Liga.

Zaniolo po vuan nga dëmtimet, me lëndimin e parë që e mbajti atë jashtë për gjashtë muaj, por iu përsërit në Shtator dhe mbetet ende jashtë fushave.

Klan News