Manchester United fitoi me përmbysje ndeshjen ndaj Chelsea.

Ndeshja në “Old Trafford”, përfundoi 2-1 për skuadrën e Jose Mourinhos.

Londinezët shënuan të parët me Willian, që përballë De Geas nuk gaboi.

Avantazhi zgjati vetëm 7 minuta pasi Lukaku mori një top nga Martial dhe barazoi shifrat në 1-1.

Fitorja u vendos nga goli i Lingard në të 75-ën. Manchester United merr kështu vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në të 5-in.

Tv Klan