Francezi largohet pas 10 vitesh, “djajtë” bindin Real me 50 milionë Euro

Pas shumë negociatash, Raphael Varane është një lojtari i ri i Manchester United.  Mbrojtësi francez largohet nga Real Madrid pas 10 vitesh dhe 18 tituj, ku do të luajë në “Old Trafford” për katër sezonet e ardhshme me opsion rinovimin për një vit tjetër.

Plot 50 milionë Euro do shkojnë në arkat e klubit spanjoll, që shmangu kështu një largim falas në Verën e vitit të ardhshëm, kur Varane i skadonte kontrata. “Djajtë e kuq” arritën të bindin francezin me një kontratë të majme, prej 12 milionë Euro në sezon. Ky është largimi i dytë i madh i Real Madrid në qendër të mbrojtjes, pas Sergio Ramos që firmosi te PSG. Real Madrid dhe Raphael Varane i japin kështu fund një bashkëpunimi 10-vjeçar.

Në “Bernabeu”, mbrojtësi i qendrës, asokohe 18 vjeç, erdhi nga radhët e Lens në vitin 2011 për shifrën e 10 milionë Eurove. Gjatë eksperiencës te Real, 28-vjeçari fitoi 4 trofe të Champions League, 4 botërore klubesh, 3 Superkupa Europe, 3 kampionate La Lige, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa spanjolle.

Klan News