Djajtë e kuq afrohen me zonën Champions

Manchester United përfshihet në garën e Premier League. pas barazimit në çastet e fundit me Newcastle pak ditë më parë triumfoi me Burnely 3-1  të enjten në “Old Trafford”. Djajtë e Kuq festuan golin e parë pas tetë minutave lojë. McTominay shfrytëzoi siç duhet pasimin e Cristiano Ronaldo.

Mee shkaktoi autogol në të 27’. Mbrojtësi i Burnley devijoi goditjen e Sancho. Po në pjesën e parë ishte radha e Ronaldo të shënonte, ndërsa miqtë realizuan me Lennon para pushimit. Manchester United i është afruar zonës Champions me këtë sukses. Kjo ishte ndeshja e dhjetë radhazi pa humbje në kampionat. Ndërkohë ndeshja e javës së 21 mes Leicester dhe Norwich është shtyrë për shkak të infektimeve me Covid-19.

Tv Klan