Manchester United fiton derbin me Manchester City. “Djajtë e kuq” arrijnë suksesin 2-0 në “Old Trafford”.

Më së shumti ishte City që qarkulloi topin dhe dominoi lojën, por golat u shënuan nga skuadra vendase.

Në minutën e 30’, francezi Martial u shërbye saktë nga Fernandes dhe përballë portierit Ederson nuk gaboi.

Goli i dytë për United u shënua nga mesfushori i ri Mek Tominej në kohën shtesë. Ai përfitoi nga mungesa e vëmendjes së mbrojtësve të City.

Me këtë fitore United afrohet me zonën e Champions.

Tv Klan