Manchester United mbetet përfundimisht jashtë zonës Champions, ndërsa Arsenal do t’i duhej një mrekulli. Barazimet e së dielës i kushtuan dy skuadrave të njohura. Chelsea e siguroi një vend në grupet e Champions, ndërsa Tottenham është shumë pranë këtij objektivi.

Manchester United barazoi 1-1 të dielën në fushën e Huddersfield e rënë nga kategoria. Arsenal e mbylli me të njëjtin rezultat takimin me Brighton.

Vendimtare ishte fitorja e Chelsea fitoi 3-0 takimin me Watford, duke u ngjitur në vendin e tretë. Java e fundit do të vendosë vetëm titullin kampion në Angli që diskutohet mes Liverpool dhe Manchester City.

Tv Klan