Suksesi 2 – 1 me Aston Villa e barazon me pikë me ekipin e Klopp

Manchester United e nisi me fitore 2021. Djajtë e Kuq mundën me rezultatin 2 – 1 Aston Villa në “Old Trafford”.

Një sukses që e barazon United me pikë me Liverpool dhe ndodhen në krye me 33 pikë në klasifikimin e Premier League. Martial realizoi për të zotët e shtëpisë në fundin e pjesës së parë.

Traore barazoi përkohësisht në të 58’, por ky rezultat zgjati pak. Bruno Fernandes vendosi fitoren e Manchester United në minutën e 61’. Everton i Carlod Ancelotti e nisi me disfatë këtë vit.

West Ham e mundi me rezultatin 1 – 0. Soucek realizoi të vetmin gol të sfidës në minutën e 86’. Everton humri një mundësi të mirë për t’u afruar me ekipet e kreut.

Tv Klan