Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Champions League, duke përmbysur humbjen e parë me Paris Saint Germain. Djajtë e Kuq triumfuan 3 – 1 në Parc des Princes, rezultati që duhej për të shkuar më tej. Ndeshja e parë në Old Trafford u mbyll me humbjen 2 – 0 të Manchester United. Goli i parë u shënua që në minutën e dytë me Lukaku, ndërsa Bernat barazoi përkohëisht rezultatin për vendasit. Sulmuesi belg i Manchester United ktheu sërish avanatazhin në të 30’. Kualifikimi u vendos me penalltitë e Rashford në çastet e fundit. Manchester United po jep rezultat me Ole Gunnar Solskjaer në krye.

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester United:

Fantastike, ishte një arritje e madhe. E nisëm shumë mirë, ishte ajo që shpresonim.  Kjo është Champions League, ky është Manchester United, gjithçka mund të ndodhë.

Në fazën çerekfinale u kualifikua edhe Porto. Ekipi portugez mundi Roma me rezultatin 3 – 1 pas 120 minutave lojë. koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2 – 1 në favor të Porto, ndërsa Roma e kishte fituar me të njëjtin rezultat në sfidën e parë.

Tv Klan