E keqja kaloi me largimin e Jose Mourinho. Pas shkarkimit të trajnerit portugez, Manchester United shënon fitoren e katërt radhazi. Në Saint James Park, djajtë e kuq fituan 2-0 ndaj Newcastle. Skuadra, që tashmë drejtohet nga Solskjaer, u duk e çliruar në lojë dhe mendësi. Autorët e golave ishin Lukaku dhe Rashford, të cilët me trajnerin e ri po gjejnë veten.

Ne Stamford Bridge të Londrës, Chelsea barazoi pa gola me Southampton. Në një tjetër lagje të Londrës pati shumë gola. West Ham dhe Brighton barazuan 2-2. Të gjithë golat u shënuan shumë shpejt. Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra mike realizoi dy herë dhe kjo zgjoi vendasit që të gjenin barazimin me dy golat e Arnautoviç.

Tv Klan