Sheffield United triumfon në stadiumin “Old Trafford”

Manchester United dorëzohet në ndeshjen më të thjeshtë të vitit përballë ekipit të fundit në klasifikim.

“Djatë e Kuq” u mundën 2 – 1 nga Sheffield United në stadiumin “Old Trafford” për javën e 20 të Premier League.

Humbja vjen pas 13 rezultatesh pozitivë që e ngjitën në renditje, por tani kreu është i rivalit kryesor Manchester City. Fillimisht shënuan miqtë në mesin e pjesës së parë. Maguire barazoi përkohësisht me Manchester United në minutën e 64’.

Ky rezultat nuk zgjati shumë, pasi Burke realizoi golin e fitores 2 – 1 për Sheffield United. Një nisje e ngadaltë e Thomas Tuchel te Chelsea.

Trajneri i ri debutoi me një barazim 1 – 1 ndaj Wolverhampton, duke mos sjellë kthesën e menjëhershme te blutë e Londrës.

Tv Klan