Manchester UTD ndalet nga Alkmaar

Manchester UTD ndalet nga Alkmaar

14:47 04/10/2019

Arsenal fiton në Europa League me të rinjtë

Manchester United arriti vetëm një barazim pa gola në përballjen me Alkmaar, e vlefshme për javën e dytë të Europa League.

Skuadra holandeze jo vetëm rezistoi, por edhe iu afrua fitores me rastet në pjesën e dytë. Tjetër histori për Arsenal që mundi thellë 4 – 0 Standard Liege. Topçinjtë e Londrës nuk e patën të vështirë të arrinin suksesin edhe pse në fushë kishte shumë lojtarë të rinj. Lazio e Thomas Strakoshës fitoi me përmbysje 2 – 1 me Rennes. Skuadra italiane është e para në grup.

Basel i Taulant Xhakës barazoi 2 – 2  në fushën e Trabzonspor. Befasi në rezultatet e javës së dytë të Europa League ishte barazimi 1 – 1 i Roma me austriakët e Wolfsberger. PSV Eindhoven triumfoi 4 – 1 me Rosenborg, duke qëndruar me pikë të plota.

Sukses tepër i rëndësishëm i Feyernoord 2 – 0 me Porto në Roterdam. Në takimet e së enjtes pati edhe një incident. Në përballjen Duddelange-Qarabag një dron me flamurin armen ndërpreu sfidën për 25 minuta. Një provokim ndaj skuadrës azere, pasi dy vendet janë në konflikt.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori