Fitorja e tretë në 8 ditë për Manchester United e Ole Gunnar Solskjaer. Një rikthim i Djajve të Kuq, që mundën Bournemouth me rezultatin 4 – 1. Futbollisti që spikati ishte Paul Pogba, shënues i dy golave të parë të sfidës. Mesfushori francez luan më lirshëm me Solskjaer. Në 3 ndeshje me norvegjezin ka shënuar 4 herë, ndërsa në 20 me Mourinho 5.

“Kjo është një paraqitje e jashtëzakonshme për një mesfushor. Pogba është i kudogjendur. Ai është i rrezikshëm në zonë dhe lufton dhe fiton çdo duel”.

Vendi i gjashtë i konsoliduar në renditje, por Manchester United me këtë ritëm mund të shpresojnë te kualifikimi në Champions e ardhshëm. Një mbyllje e shkëlqyer e vitit për United dhe një dhuratë e bukur për Sir Alex Ferguson që sot mbushi 77 vjeç.

Tv Klan