Manchester United i është rikthyer momenteve të mira nën drejtimin e Ole Gunnar Sloskjaer. Djajtë e Kuq kaluan me sukses edhe provën ndaj Tottenham në Londër. Një sukses 1-0 duke e çuar në 5 radhazi në kampionat dhe tani një vend në Champions League nuk është më një ëndërr.

Përballja me këtë kundërshtar të fortë tregoi se Manchester United mund të synojë gjithçka. Në këtë fitore ishin të gjithë një ekip, por spikati Marcus Rashford autori i golit dhe David De Gea barrikada në portën e Manchester United sipas mediave angleze.

“Ne kemi portierin më të mirë në botë. Këtë e kam thënë vazhdimisht. Ky ekip ka patur shumë portierë të mëdhenj, por De Gea mund të krahasohet me Van der Sar, apo Schmeichel se cili është më i miri i të gjitha kohërave”.

De Gea nuk lejoi Harry Kane të shënojë dhe për këtë Romelo Lukaku postoi një foto në Instagram-in e tij për të falenderuar shokun e ekipit. Manchester United do të presë Brighton në takimin e ardhshëm.

Tv Klan