Fiton me përmbysje ndaj Fulham

Manchester United, rimerr kreun e renditjes në Premier League. Këtë e bënë me një tjetër përmbysje duke fituar 1-2 në fushën e Fulham. Djajtë e Kuq edhe njëherë tjetër tregohen këmbëngulës dhe me këtë sukses rimarrin vendin e parë. Ndeshja nisi me golin e skuadrës vendase me anë të Lookan.

Manchester United e mbylli në barazim 1-1 pjesën e parë pas golit të Cavani në minutën e 21. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja. Pogba në të 65 ishte vendimtar me golin e tij. Mesfushori francez po rezulton efikas në ndeshjet e fundit. Mbyllet 1-2 dhe United rikthehet menjëherë në krye të renditjes.

Tv Klan