30 ndeshje pa humbje për Italinë, nuk ndodhte prej 82 vitesh

Italia me fitoren 1 – 0 ndaj Uellsit shkoi në 30 ndeshje pa humbje, ashtu si skuadra e Vittorio Pozzo 82 vite më parë. Roberto Mancini gjithsesi qëndron me këmbë në tokë.

“Për momentin jemi ende pas, sepse Pozzo ka fituar shumë. Mendoj se më mirë se kaq nuk mund të shkonte”.

Mancini zëvendësoi më shumë se gjysmën e ekipit titullar dhe sërish dha rezultat. Kjo ishte fitorja e 11 radhazi dhe pa pësuar gol, një tjetër e dhënë ikurajuese që ka shtuar shpresën për të shkuar larg.

Me Donarumma u mbajt porta e paprekur edhe në fazën e grupeve të Europianit, e dyta herë pas 1980. Takimi radhës do të luhet në Londër, atje ku do të jetë edhe finalja.

“Do të luajmë në Wembley, një stadium fantastik. Nga ky moment nis një tjetër turne. Duhet të luajmë deri në fund dhe të shpresojmë që të kthehemi sërish në Londër”.

Më tej në fazën e 1/8 kaloi edhe Uellsi pavarësisht humbjes, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Tv Klan