Mancini konfirmohet te Italia



Mancini konfirmohet te Italia

23:03 17/05/2021

Tekniku 56-vjeçar firmos deri në 2026, mision një trofe kontinental

Roberto Mancini do të jetë në stolin e kombëtares italiane të paktën deri në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Tekniku i kombëtares Azurre ka nënshkruar rinovimin edhe për pesë vitet e ardhshme.

Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të Federatës Italiane, Mancini u shpreh se kjo zgjatje e marrëveshjes është në kuadër të projektit afatgjatë mes tij dhe kombëtares italiane dhe se dëshiron që të fitojë të paktën një trofe nën drejtimin e tyre. Mancini e mori drejtimin e kombëtares italiane më 14 maj 2018, pas eksperiencës së tij te Zeniti.

Ai zëvendësoi trajnerin e përkohshëm Luigi Di Biagio, i cili zuri vendin e Giampiero Ventura pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018. Nën drejtimin e Mancinit, Italia ka zhvilluar 30 sfida, duke koleksionuar 21 fitore, 7 barazime dhe 2 humbje.

Klan News







Të ngjashme