Prezantohet trajneri italian, i bindur te suksesi nëse i jepet koha e nevojshme në stol

Në prezantimin e tij në Federatën Saudite të Futbollit, trajneri i ri i kombëtares Roberto Mancini tha se qëllimi i tij kryesor është që ekipi kombëtar i meshkujve të fitojë Kupën e Azisë pas 27 vitesh.

Italiani tregoi objektivat që ka në detyrën e re, ku synon që të ngrejë nivelin e përfaqësueses në Azi, si dhe foli për planet e tij afatgjata dhe afatshkurtra, duke shtuar se do të studiojë mirë lojtarët, në mënyrë që të përmbushë objektivin për të fituar trofeun.

“Synimi është që të fitojmë Kupën e Azisë, dhe objektivi ynë është për katër muaj. Kemi katër ndeshje miqësore, kemi dy sfida për Kupën e Botës dhe pas kësaj, 20 ditë për t’u përgatitur për Kupën e Azisë. Ne e dimë se ka shumë skuadra pretendente si Japonia, Australia, Koreja, por jam i sigurt se do të jemi luftojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë. Është e qartë se na duhet kohë, por jemi të sigurt që nëse punojmë mirë dhe fort, mund ta ndihmojmë ekipin tonë të sulmojë dhe të shënojë shumë gola. Ne e dimë se kjo nuk është e lehtë momentalisht, por me punën tonë, ne mund ta bëjmë këtë.”

Ish-trajneri Herve Renard udhëhoqi përfaqësuesen saudite në Kupën e Botës Katar 2022, që realizoi një nga surprizat më të mëdha të eventit, duke mundur Argjentinën, që më pas fitoi turneun.

Vendi po investon shumë në sport, ndërsa së fundmi janë afruar emra të rëndësishëm të futbollit europian.

Deri më tani nga afrimet e bëra në muajt e fundit janë shpenzuar mbi 1 miliardë dollarë për blerjet dhe rrogat e yjeve të futbollit.

Në Ligën Profesioniste Saudite luajnë futbollistë si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Nejmar.

Mançini ka firmosur kontratë deri në 2027, ku do të përfitojë 25 mln euro në sezon.

Klan News