Dashuria për një skuadër mund të shihet jo vetëm në ndeshjet e kampionatit apo kupës, por edhe jashtë fushës. Konfirmimi vjen nga tifozët e Romës, të cilët kanë vendosur të kontribuojnë në pagesën e gjobës së vendosur ndaj Gianluca Mancinit për festimin gjatë derbit të kryeqytetit. Mbrojtësi verdhekuq, i cili shënoi edhe golin e vetëm të asaj fitoreje ndaj rivalëve Lazio ka festuar me një flamur bardheblu me një brejtës.

Një gjest që çoi në vendimin e Komisionit të Disiplinës, i cili vendosi një gjobë prej 5000 eurosh. Përmes rrjeteve sociale dhe një “Go Fund” tifozët kanë mbledhur tashmë shifrën për të shlyer gjobën e futbollistit. 

Për më pak se 14 orë, shuma u tejkalua falë 612 donacioneve dhe shifrën e mbi 7 mijë eurove, teksa mbetet të shikohet vendimi i Mancini. Menjëherë pas këtij veprimi italiani është kthyer në të preferuarin e tifozëve. Siç raportohet nga mediat italiane, ka pasur një rritje të shitjeve të fanellës së lojtarit kushtuar historisë së klubit. 

Klan News