Në garë për zëvendësimin e tij janë disa kandidatë

Mandati i kreut të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganajt, është drejt përfundimit.

Në zbatim të detyrimit ligjor Kuvendi i Shqipërisë ka bërë shpalljen e vendit vakant që krijohet në këtë rast dhe ka pranuar aplikimet e kandidatëve që do konkurrojnë për zëvendësimin e Ganajt.

Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur se vetë Ganaj ka vendosur të mos rikandidojë më për këtë post, ndërsa kanë shprehur interesin për zëvendësimin e tij disa emra.

Një pjesë e tyre janë pjesë e strukturës aktuale të ILDKPI-së, ndërsa disa kandidatë të tjerë janë emra të njohur për publikun.

Mësohet se kanë aplikuar për t’u zgjedhur në krye të këtij inspektorati edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshaj, si dhe avokati dhe ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Eridian Salianji.

Tv Klan