Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi me unanimitet kalimin e mandatit të deputetit për qarkun Berat për kandidatin demokrat Astrit Veliaj.

Pas dorëheqjes së papritur të deputetit demokrat Eduard Halimi, të njoftuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku lajmëronte përfshirjen e tij në një projekt të së drejtës ndërkombëtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për zëvendësimin e tij me të dytin e listës shumëemërore, biznesmenin Astrit Veliaj.

Formulari i vetëdeklarimit të zotit Veliaj, i cili do duhet të betohet përpara se të marrë postin e deputetit, është i pastër dhe nuk pasqyron asnjë vendim, apo hetim të nisur ndaj tij./abcnews.al