Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, biznesmeni Samir Mane tha se sipas kalkulimeve, Shqipërisë do t’i duhen disa muaj për të dalë nga kjo krizë ekonomike.

Sipas Manes, për një biznes që mbyllet për një muaj, kërkon rreth 18 muaj për t’u rikuperuar.

Blendi Fevziu: Ekonomikisht, si të duket Shqipëria në këtë moment? Më shumë sesi do dalë nga kriza, sepse këto ditë nuk ke çfarë pyet…

Samir Mane: Unë mendoj që është një krizë e madhe, e thellë, që sapo ka ardhur. Një krizë që sipas disa kalkulimeve që ne bëjnë, nëse bizneset mbahen mbyllur një muaj, do një efekt minimalisht 18 muaj për ta rikuperuar.

Blendi Fevziu: Sa muaj për ta rikuperuar?

Samir Mane: 18 muaj për ta rikuperuar.

Blendi Fevziu: Për 1 muaj të mbyllur duhen 18 muaj që të rikuperohet?

Samir Mane: Në masën e madhe po, por padyshim që kjo do të ketë efektet e veta, sepse mungojnë sistemet zinxhirë të ekonomisë diku bllokohet një sistem, pastaj ai rrit çmimin. Shitja e produkteve do mungojë etj. Pra jam i sigurtë që Shqipëria në këtë moment është në ditët më të këqija të veta të paktën mesa mbaj mend unë. Është një krizë globale, ka të bëjë me Shqipërinë, por është një krizë kudo kështu që efektet do të jenë edhe më të mëdha ditët në vazhdim, ndoshta do të rritet edhe papunësia kur bizneset të mos kenë mundësi të operojnë në përditshmërinë e tyre. Jo vetëm tek punonjësit, por edhe për detyrimet që kanë ndaj furnitorëve kjo do ta përkeqësojë krizën. /tvklan.al