Ky manifestim konsiderohet si një prej më të mëdhenjve të zhvilluar në Pragë që pas rënies së komunizmit. Është një protestë kundër kryeministrit euroskeptik Andrej Babish, ku sipas mediave kanë marrë pjesë rreth 250 mijë njerëz.

Protestuesit e organizuar nga grupimi “Miliona momente për demokracinë” kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe vënien e tij përpara drejtësisë për akuzat për shmangie taksash dhe fshehje të ardhurash.

Babish po përballet me një hetim penal për abuzime me subvencionet e Bashkimit Europian për bujqësinë që kapin vlerën e 2 milionë eurove. Dyshohet se ai ka fshehur pronësinë e një ferme për të përfituar fondet europiane për zhvillimin e biznesit të vogël. Komisioni Europian po e heton 71-vjeçarin për përfitime nga një konglomerat biznesesh, të cilat pretendon se nuk i drejton më dhe që nëse vërtetohen dyshimet, duhet t’i kthejë BE-së 17.5 milionë euro.

Kryeministri çek ka hedhur poshtë akuzat dhe ka akuzuar Komisionin Europian për sulme me prapavijë politike.

Tv Klan