Manifestim kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Manifestim kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

19:49 17/05/2020

Rreth 50 persona mblidhen përpara Teatrit të Prishtinës

Në Prishtinë është zhvilluar një manifestim simbolik kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Regjisorë, aktorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën në orën 17:00 përpara ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Sipas tyre, teatri është pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ndaj dhe prishja e kompleksit duhej të ishte shmangur.

Të pranishëm në manifestim ishin rreth 50 persona.

Ata respektuan distancën e përcaktuar nga njëri – tjetri dhe manin maska e doreza, sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore të Kosovës.

Tv Klan

Në Prishtinë është mbajtur një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Aksioni ka nisur në ora 17:00 dhe është zhvilluar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.

Pjesëmarrësit i kanë respektuar rekomandimet e IKSHP-së, duke mbajtur distancën, si dhe ishin të pajisur me maska dhe doreza.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo