Mijëra njerëz iu bashkuan një manifestimi në Greqi, me thirrjen për lirimin e dy ushtarëve grekë të arrestuar nga Turqia në fillim të Marsit. Tubimi ku morën pjesë edhe përfaqësues të klerit ortodoks u zhvillua në qytezën e Orestiadhës, pranë kufirit me Turqinë.

Manifestuesit përcollën mesazhin e paqes, teksa tensionet mes dy vendeve kanë arritur nivelin e prag luftës. Në zonat kufitare me Turqinë gjatë fundjavës është shtuar prania e trupave ushtarake greke. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos tha në një intervistë të publikuar të shtunën në gazetën franceze ‘Liberation’ se Greqia është e detyruar të mbrojë territorin e vet pas incidenteve të shumta me palën turke. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për cënimin vetëm të integritetin territorial të Greqisë por të gjithë Bashkimit Europian.

Dy ushtarët grekë u arrestuan më 2 Mars teksa patrullonin në një territor kufitar, që pretendohet nga të dyja vendet. Greqia dhe Turqia kanë probleme të shumta përgajtë kufirit mes dy vendeve dhe me ishujt, që kohët e fundit janë bërë objekt tensionesh të vazhdueshme.

Tv Klan