Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh gjatë mbledhjes së sotme se Presidenti Ilir Meta ka tentuar të pengojë qëllimisht punën e këtij komisioni. Ai u shpreh se kreu i shtetit ka kërkuar që të dalë para “Ligjeve” më 10 Maj pasi në atë ditë del jashtë afati kërkesa e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij.

“Ne e dimë dhe jemi të qartë që ligji për Komisionet Hetimore e ka të përcaktuar që nuk mund të ngrihen Komisione Hetimore 4 muaj përpara mbarimit të kësaj legjislature. Edhe Presidenti i Republikës është i vetëdijshëm për këtë përcaktim ligjor sepse e ka shkruar të zezën mbi të bardhë ligjin që përbën Komisionet Hetimore. Ndaj Kuvendi, Komisioni i Ligjeve nisur nga ky përcaktim ligjor ka ndjekur procedurën për tu shprehur për kërkesën e deputetëve përpara datës 9 Maj që është data ku ky Kuvend futet në countdownin përpara batimit të mandatit. Dhe Presidenti në vlerësimin tim jo se nuk i ka mjaftuar koha se është vënë në dijeni menjëherë për kërkesën, por duke kërkuar datën 10 Maj ka kërkuar që kërkesën e 49 deputetëve të cilët kërkojnë fillimin e procedurës së fillimit të shkarkimit të Presidentit ta nxjerrë jashtë afatit. Është e qartë situata. Presidenti ka tentuar të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë”, tha Manja./tvklan.al