Manjola Nallbani: Nuk kam dalë fare nga shtëpia


Manjola Nallbani: Nuk kam dalë fare nga shtëpia

18:40 16/03/2020

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ishte në një lidhje në Skype për emisionin “Historia ime” në TV Klan.

Ajo prej disa ditësh është e izoluar në shtëpi dhe u shpreh se nuk ka dalë aspak, por është munduar që ta marrë situatën me sa më shumë sportivitet të jetë e mundur dhe është përpjekur që vetes, familjes, por edhe në komunikimet virtuale të përcjellë sadopak energji pozitive.

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

Manjola Nallbani: Si të gjithë, e para gjë që do të them është se nuk kam dalë fare nga shtëpia. Sigurisht është një situatë e jashtëzakonshme, por unë për natyrë me thënë të drejtën, gjithmonë në jetë jam munduar t’i gëzohem asaj gjysmës së gotës plot. Në çfarë kuptimi? Që vërtet jemi në një situatë shumë të vështirë, njerëzit mërziten brenda në shtëpi, por gjithmonë shoh që njeriu thotë që ka dhe më keq. Po ata njerëz që janë të sëmurë, që janë në klinika, po ato njerëz që nga tërmeti jetojnë në kushte shumë të vështira? Prandaj jam përpjekur edhe vetes, edhe njerëzve të shtëpisë, por edhe në komunikimet virtuale që ti japim njëri-tjetrit nga pak energji pozitive. Asgjë s’ka pozitive në këte ç’farë po ndodh, por njeriu duhet ta gjejë një shpresë apo arsye që të dalim nga kjo situatë, me sa më pak probleme shëndetësore./tvklan.al



Të ngjashme