Dy automjete janë paplasur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Shkodër- Lezhe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 tek kryqëzimi i Dajçit. Mjeti tip furgon me targa SH2947E,me drejtues 24-vjeçarin me inicialet A.P banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volswagen” me targa SH2295E  me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet  për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.

/tvklan.al