Pak kohë më parë emisioni Stop transmetoi çështjen e tenderit të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe makinerive spitalore, tender që dyshohet se e ka të paracaktuar fituesin.

Manipulimi i procesit është bërë përmes vendosjes së disa kritereve, që penalizojnë 6 operatorët e tjerë që operojnë në këtë treg prej 20 vjetësh.

Stop ka mësuar të tjera detaje për atë që po ndodh me këtë tender, në mënyrë që fitues të shpallet një kompani austriake me partner shqiptar.

Zyra juridike e QSUT-së ka bërë një gabim, duke harruar të heqë kriterin e Autorizimit të Prodhuesit, që do të thotë se firma fituese duhet të ketë një kontratë me një nga kompanitë, që prodhojnë pjesët e këmbimit për aparaturat mjekësore dhe kompania Austriake me ortak shqiptar nuk e ka një të tillë.

Për të anashkaluar këtë kriter, Stop ka mësuar se po kërkohet pezullimi i tenderit, për shkak të situatës së koronavirusit dhe kur procesi të rihapet, kriteri penalizues për kompaninë që pritet të fitojë, do të hiqet. /tvklan.al