Mori pjesë në garën pistoletë preçizion 25 metra

Manuela Delilaj u rendit e 43 në garën pistoletë preçizion 25 metra në qitje sportive në Lojërat Olimpike.

Sportistja e Shqipërisë grumbulloi 280 pikë me paraqitjen e saj këtë të enjte. Delilaj kishte probleme me një lëndim në parakrahun e djathtë.

Ajo do të përfaqësohet të premten në pjesën e dytë të garës pistoletë rapid 25 metra.

Tv Klan