Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është shprehur se këtë radhë është fat që opozita po përfaqësohet me kandidatë dhe nuk po i braktis qytetarët, ashtu si herën e shkuar.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Manziku shprehet se PS-ja në Tiranë është fokusuar tek qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
Arbjan Mazniku: Kandidati kryesor është kryetari i bashkisë. Është gjë e mirë që opozita në forma të ndryshme, ashtu siç janë pjesët e ndryshme të opozitës janë të përfaqësuara në garë, kjo e bën të rëndësishme që të kemi një diskutim mbi ide. Kjo është një vlerë e shtuar në garë, është një mësim i mirë që nuk lihet detyra. Fat që opozita e ka kuptuar, ndryshe nga hera tjetër, që tani nuk do t’i braktisë qytetarët.
Ne e kemi garën me qytetarët e Tiranës, kemi nevojë që të diskutojmë për vijimësinë e punës deri tani. Gara është që të bindim qytetarët e Tiranës që kemi nevojë për këtë mandat. Ne jemi fokusuar në bisedën tonë me qytetarët. Për fat të keq, në mënyrë si është përqasur gara, që nga kush përfaqëson kë… Kandidati zyrtar i PD-së është Bejko, Këlliçi është i PL-së, i koalicionit të drejtuar nga PL. Nuk jemi në një situatë në të cilën mund të kemi një diskutim për kandidatë. Ne kemi respekt maksimal për qytetarët. Për fat të keq, oferta e opozitës është si do të zgjidhim problemet se kush do të mbajë vulën./tvklan.al