Natë feste ajo e të shtunës në të gjithë Maqedoninë. Motiv për të festuar ishte marrja e ftesës për anëtarësim në NATO këtë jave.

Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Shkupit, ku gjallërinë festës ia dhanë DJ-të dhe rrymat muzikore bashkëkohore.

Atyre iu bashkuan edhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, ajo e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev zgjodhi Manastirin, për të dërguar mesazhin se marrja e ftesës për anëtarësim duhej të bashkonte të gjithë maqedonasit pa dallime politike në rrugën e tyre drejt integrimit euro-atlantik. Sipas tij, kjo ngjarje është shpërblim për përmbushjen e objektivave nga qeveria. Festime pati në 15 qytete.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ia dorëzoi të enjten në Bruksel, ftesën për anëtarësim Zaevit. Por Maqedonia do të bëhet anëtare vetëm kur të ketë vënë në zbatim të plotë marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Tv Klan