Parlamenti i Maqedonisë do të nisë këtë të hënë debatin për ndryshimet e propozuara kushtetuese, lidhur me ndryshimin e emrit. Nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë në seancë. Megjithatë deputetë të caktuar konfirmuan për mediat vendase se do të paraqiten.

Përveç votës së partive shqiptare pro ndryshimit të emrit, kryeministrit Zoran Zaev do t’i nevojiten edhe disa vota nga opozita për të plotësuar 2/3 e nevojshme për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Tv Klan