“Nuk jam i kënaqur nga ulja e çmimeve të produkteve bazë”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk është i kënaqur nga ulja e çmimeve të produkteve bazë. Ai thotë se ka vërejtur ulje të çmimeve të pastave por se pret deri në fund të javës të ulen çmimet e produkteve tjera.

“Flasim vetëm për produktet që janë pjesë e masës e ato janë 6-7 produkte. Makaronat dhe pastat kemi vërjetur se ka ulje të çmimit. Por mendoj se kjo nuk është ulje e mjaftueshme e çmimeve. Vlerësoj se ka ende hapësirë. Duhet të presim pasi që justifikimi i tyre është se ende në deponë e tyre posedojnë produkte që janë me çmimet e mëparshme, ndërsa çmimet e reja do të vendosen pas 5 një jave”.

Ndryshe sot Qeveria miratoi ligjin për mbrojte të komnsumatorëve i cili do të mbrojë konsumatorët nga çmimet e larta por edhe nga tregtarët mashtrues që në mënyrë të padrejtë përfirtojnë në kurriz të qytetarëve.

“Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët 5% ulje në produkt që kushton 30 Denarë është 1,5 Denarë. Që mos të vendosni tituj që ka zbritje të produkteve për 1 Denarë, duhet t’i shihni çmimet. Për shembull në qoftë se kushton 150 Denarë një produkt, me 5 përqind marzh do të duhet të ketë zbritje prej 7 Denarëve”.

Në ligj është paraparë gjoba prej 500 deri 10 mijë Euro apo me mbyllje të biznesit. Inspektorët do të kërkojë shkelësit e ligjit por edhe qytetarët mund të lajmrojnë çdo parregullësi që vërejnë në market.

Tv Klan