Ziadin Sela, në krye të Aleancës për Shqiptarët

Kongresi i Jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me 591 vota mori vendimin për shkarkimin e Arben Taravarit si kryetar i kësaj partie.

Nisma për shkarkimin u mor pasi Taravari vendosi në mënyrë të njëanshme që në zgjedhjet e ardhshme të dilet në koalicion me disa parti opozitare, si dhe të kandidojë për postin e Presidentin në zgjedhjet e 24 Prillit, duke shmangur strukturat e partisë.

Kongresi vendosi që kryetar i saj të jetë Ziadin Sela.

Tv Klan