“Nesër takim liderësh për anulimin ose jo të zgjedhjeve”  

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një konferencë të jashtëzakonshme për media njoftoi se për momentin nuk do të shpallet situatë e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Këto komente ai bëri pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë ku kanë marrë pjesë krerët më të lartë të vendit dhe Kryeministri dhe ministra.

“Konkluzioni i përgjithshëm ishte se nuk duhet të shpejtojmë me shpalljen e situatës së krizës apo gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin për dy arsye. E para, nuk ka nevojë, sepse të gjitha institucionet po e kryejnë punën e tyre, dhe e dyta është e qartë në tërë botën se kjo krizë do të vazhdojë”.

Nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet e paralajmëruara për më 12 Prill, Presidenti Pendarovski theksoi se për nesër ka caktuar një takim me liderët e partive politike. Ai bëri të ditur se Misioni Mbikqyrës i OSBE/ODIHR-it tashmë ka anuluar pjesëmarrjen në këto zgjedhje dhe brenda disa ditëve do të largohen nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, gjatë ditës parti politike të pozitës e opozitës njëzëri deklaruan se janë për anulimin e zgjedhjeve. 

Klan Macedonia