Lloga: Drejtësia nuk shikon atë që shohin qytetarët
Maqedoni e Veriut – Departamenti Amerikan i Thesarit zgjeroi të mërkurën listën e personave të sanksionuar nga Maqedonia e Veriut edhe me biznismenin Jordan Orce Kamçev, për përfshirje të tij në aktivitetet korruptive.
Ambasadorja e SHBA në Shkup, Anxhela Aggeler tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vepron ndaj një personi kur ka fakte të forta ndaj tij. Ndaj ajo u shpreh e prerë, se korrupsioni nuk duhet të lejohet në asnjë formë.
“Ata që e kanë minuar sundimin e së drejtës për përfitime personale, në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja”.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili tha se ndjen keqardhje që organet gjyqësore nuk e shohin atë që e sheh çdo qytetar sa i përket korrupsionit.
“Me Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhte, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e parë. Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA”.
Ambsadroja amerikane në Shkup, Aggeler tha se shumica e informacioneve bazë për personat dhe kompanitë që futen në të ashtuquajturën “listë e zezë” mblidhen nga ekipi i drejtësisë në ambasadën në Shkup.
Klan Maqedonia