Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, përkatësisht, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme mbajnë konsultime me liderët politikë në vendet e tyre, për strategjinë para takimeve të parapara javën e ardhshme, në përpjekje për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

 Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot takohet me liderët kryesorë politikë në Athinë, ndërsa ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, sot në Shkup, takohet me liderët politikë në vendin e tij, për diskutim për çështjen e emrit.

 I dërguari i Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Mattew Nimetz, gjatë javës së ardhshme do të takohet me liderët e të dy vendeve./REL