Maqedoni – Kosovë, nga sot me karta identiteti – TV KLAN

Maqedoni – Kosovë, nga sot me karta identiteti

Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë nga dita e sotme, kufirin mund ta kalojnë vetëm me karta identiteti. Në ceremoninë e fillimit të lëvizjes së qytetarëve vetëm me ID, zv/Ministri i brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu, komunikimin me homologët kosovarë e bëri në gjuhën maqedonase.

Pas takimit, dy zv/ministrat e brendshëm Nuhiu dhe Hoxha thanë se marrëveshja në fjalë është në frymën e standardeve evropiane për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

“Duke i marrë parasysh lidhjet a afërta tradicionale, familjare dhe miqësore ndërmjet shtetasve të dy vendeve, si dhe nevoja për kalimin e shpeshtë të kufirit të personave të zonës kufitare, e lidhëm Marrëveshjen e lartpërmendur në Prishtinë, ndërsa sot më 17 prill 2016 e njëjta po realizohet”, deklaroi Agim Nuhiu, Zv/Ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

“Po sigurohemi që me kalimin e letërnjoftimeve biometrike te ketë një kontroll më të sigurt dhe në këtë kuptim qytetarët të cilët janë të pajisur me dokumente biometrike valide, të kenë qasje të lirë dhe më të shpejtë”, tha Valdet Hoxha, Zv/Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Marrëveshje të tillë për lëvizjen me karta identiteti Maqedonia fillimisht kishtearritur me Serbinë edhe atë rreth gjashtë vite më parë si dhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi./tvklan.al

Kategori
KosovaRajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*