Ora policore në Maqedoninë e Veriut do të jetë nga 23:00 deri ora 05:00 të mëngjesit, kurse ambientet e hapura të objekteve hotelerike të punojnë deri ora 22:30. Ky është propozimi i Shtabit Kryesor të Krizës që me rekomandim të autoriteteve shëndetësore i është dorëzuar Qeverisë. Nëse këto lehtësime miratohen në seancën e së Martës, do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë nw 5 Maj.

Për momentin ora policore fillon në 21.00 kurse lokalet punojnë deri ora 20:30.

Në Maqedoninë e Veriut, ka filluar dukshëm të ulet presioni ndaj spitaleve, kurse ndryshimi i situatës epidemiologjike pritet në fillim të verës, kur duhet të ketë një përqindje të lartë të popullsisë së imunizuar.

Për këtë qëllim, nga e marta, me vaksinat kineze “Sinofarm” fillon vaksinimi masiv në Shkup dhe në gjashtë qytete tjera të vendit. Autoritetet njoftojnë se deri tani janë vaksinuar mbi 63.000 qytetarë kurse për t`u vaksinuar janë paraqitur mbi 218 mijë.

Pas vendosjes së masave shtrënguese, numri i infektimeve të reja me COVID-19 po zvogëlohet. Gjatë katër ditëve të kaluara rastet aktive kanë shënuar rënie nga 15.013 në 14.276. 

Klan News