8 vite pas ndërpreu konfliktin e armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve marrëveshja e Ohrit gjendet para sfidave të reja. Të pakënaqur nga zvarritja e implementimit të kësaj marrëveshje gjithnjë e më të shpeshtë janë kërkesat e shqiptarëve për një marrëveshje me Maqedonasit.

Me kërkesë të këtillë është paraqitur edhe Partia Demokratike Shqiptare, njëra nga katër partitë nënshkruese të marrëveshjes së Ohrit.

Menduh Thaçi: “Mendoj se qëndrimi politik se marrëveshja e Ohrit më nuk është funksionale, është pasojë, nuk është shkak. Ka 8 vjet që punojmë për at realizuar kinse atë marrëveshje, po faktet flasin jo që s’realizohet, po kjo është dhe marrëveshje e cila është degjeneruar. Një marrëveshje që i kalon afati i përdorimit nuk mund të shkojë më, ta çojë përpara shoqërinë edhe shtetin.”

Zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë Abdylaqim Ademi, i cili udhëheq edhe sektorin për implementimin e  marrëveshjes së Ohrit as nuk pohon e as nuk mohon nevojën për një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Abdylaqim Ademi: “Para se të flasim për një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do të duhet të shohim se sa është implementuar marrëveshja e Ohrit. Unë mendoj që tanimë i ka kaluar koha zotit Thaçi dhe ai nuk ka as edhe legjitimitetin për të folur për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, por nuk ka as legjitimitetin për të folur për marrëveshje të reja eventuale.”

Analistët politik në Shkup thonë se para se të kërkohet shfuqizimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të sqarohet deri në fund se çka do të përmbajë marrëveshja e re.

Sefer Tahiri: “Partia Demokratike Shqiptare këtë duhet ë sqarojë,  se vallë kërkon ridefinim të ri të marrëdhënieve shoqërore dhe politike në shtet dhe vallë dëshiron ndryshim të kushtetutës.”

Fillimisht marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kërkoi kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, i cili pas 12 viteve abstenim në mënyrë të suksesshme u kthye në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Mirëpo thotë se Osmani me  marrëveshjen e re nuk duhet të shpejtohet dhe duhet të pritet krijimi i momentit të volitshëm për të.

Nga Shkupi për tv Klan Isen Saliu./tvklan.al