Pas Manastirit, opozita maqedonase e shtriu në Strumicë, protestën kundër ratifikimit në parlament të marrëveshjes për emrin me Greqinë, që e shndërron emrin shtetëror në “Maqedoni Veriore”.

Me qindra ishin pjesëmarrësit, në protestën e drejtuar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristian Miçkovski. Marrëveshjen, Miçkovski e konsideroi të dështuar. Duke u quajtur “tradhti kombëtare” lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Zaev se po punon për interesat e Greqisë.

Miçkovski kërkoi po ashtu edhe aministi për të 7 të dënuarit për dhunën e 17 Prillit të vitit të kaluar në parlamentin maqedonas ndaj deputetit shqiptar Zijadin Sela. Për Miçkovskin, dënimi i tyre është politik dhe është pjesë e një fushate – që sipas tij – synon t’u mbyllë gojën maqedonasve të shprehin fjalën e lirë.

Tv Klan